“Shoqja ime ofrohet për 5 euro”/ Adoleshentet rrihen me grushte në mes të rrugës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tik-tok po kthehet një shqetësim i madh për të rinjtë. Keqpërdorimi i videove, i ka shtyrë dy të reja në kufijtë e të pamendueshmes.

Njëra prej tyre kishte shkruar në tok- tok se shoqja e saj e dikurshme, kishte çmime të lira dhe ofrohej për pesë euro. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale dhe ndjekësit e të dyja adoleshenteve të ndizet sherri, me akuza e kundër akuza.

Secila prej tyre ka hedhur baltë ndaj tjetrës. Duke qenë se të dyja ishin shoqe fëmijërie, më në fund kanë vendosur të takohen. Por njëra nuk ka shkuar vetëm në takim por me mamanë.

Sipas dosjes që gazeta “Si” disponon sapo adoleshentja M. ka mbërritur në vendtakim, shoqja E. që gjendej përkrah me të ëmën pa thënë asnjë fjalë e ka goditur.

“U përpoqa të shmangem, por erdhën me vrap pas meje. E ëma filloi të më shajë. I thashë që nuk kam lidhje me videot dhe se nuk i kam shpërndarë asnjë video në aplikacion. Përkundrazi ajo ka bërë video për mua. Gjatë kësaj kohe më goditi, më gjuajti me grushta në kokë, ndërsa e ema më rrëmbeu telefonin nga dora dhe e flaku në tokë dhe po e thyente. Për tu vetmbrojtur e kapa nga flokët, nuk e di se kë nga ato të dyja. Na ndanë disa njerëz” shprehet para oficerit të policisë adoleshentja.

Mbas këtij momenti ajo ka vrapuar për të kërkuar ndihmë tek e ëma.

Gruaja nga ana e saj , duke e parë në këtë gjendje të bijën e ka qetësuar dhe i ka kërkuar që t’i drejtohen policisë.

“Por të katra, dy nënat dhe dy vajzat janë shkëmbyer në rrugë. Aty ka ndodhur përleshja. Nëna me nënën dhe vajza me vajzën” tregon oficeri i policisë.

Lexo edhe :  Shifra ekzakte, Eduard Zaloshnja tregon sa shqiptarë votuan sot

Mamaja e dytë justifikohet më pas në polici:

”Më mori ime bijë në telefon duke qarë. Më tha që e kishin rrahur. I kërkova të qetësohej dhe telefonova inspektorin e zonës. Rrugës duke shkuar në komisariat hasa ato të dyja. Të parën qëllova me grusht të ëmën. Pastaj nuk mbaj mend mirë se çfarë ndodhi pasi u bë shumë rrëmujë, derisa erdhën policët dhe ata na ndanë”

Veç dy grave dhe vajzave të tyre së bashku me to rastësisht janë shoqëruar dhe një çift që i ndau.

Ata ishin duke shëtitur kur ndodhi sherri dhe ndërhynë për të shmangur dëmtimet fizike të të “dyja grupeve nënë e bijë”. Burri i dëshmoi policisë: Nuk kisha informacion se për çfarë ndodhi, por gratë sapo u panë u qëlluan. Dëgjuam që shaheshin dhe ofendoheshin. Njëra nga gratë ishte më e madhe në moshë kurse tjetra më e re, njërës i ra çanta dhe u rrëzua u mundova ta ndihmoj” -shpjegon sherrin e pakuptimtë qytetari në polici.

Policia tha se dy adoleshentet u kthyen armike për shkak të një historie pasioni, edhe pse më herët kishin qenë shoqe fëmijërie. I dashuri i njërës prej vajzave kishte frekuentuar për një periudhë të shkurtër shoqen e saj dhe kur kjo ishte zbuluar nga e reja, ajo i kishte braktisur të dy.

“Por ndërsa u kthyen në armike të betuara, adoleshentet e vazhduan sherrin në rrjetet sociale “ shpjegon oficeri i policisë .

Në këtë luftë hynë dhe mamatë e vajzave që si përfundim janë në pozitë më të vështirë se të miturat, duke qenë se për shkak të moshës madhore ato nuk shpëtojnë dot nga përgjegjësia ligjore .

 

Të fundit

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

Lajme të tjera

Web TV