Ministri Klosi shpalos programin e turizmit nga ajri: Rrisim numrin e turistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën atmosferën festive të ditës së Verës, me evente të ndryshme në të gjithë Qarkun e Beratit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i pari i këtij qarku, zgjodhi të ndante nga ajri vizionin për zhvillimin e sektorit turistik, që ka hyrë tashmë në shinat e zhvillimit të një industrie turistike tē qendrueshme.

Nën atmosferën festive të ditës së Verës, me evente të ndryshme në të gjithë Qarkun e Beratit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i pari i këtij qarku, zgjodhi të ndante nga ajri vizionin për zhvillimin e sektorit turistik, që ka hyrë tashmë në shinat e zhvillimit të një industrie turistike tē qendrueshme.

Në eventin “Berati Open Air”, ku vetë ministri ishte protagonist, Klosi nënvizoi rëndësinë e gërshetimit të investimeve infrastruktore me ofertët historike, kulturore, natyrore lokale.

“Lagjja Kala, Mangalem, lagjja Goricë, kanë parë ndër shekuj, si ka ndryshuar ky qytet. E, ky lum që i ka përshkruar tashmë, është kthyer në një atraksion të madh publik. Unaza e re e qytetit, e cila kalon përbuzë lumit, do ta shndërrojë Beratin, në qytet pa ndotje, pa probleme që kanë të bëjnë me trafikun e rënduar të qytetit. Por po ashtu, edhe mali Partizan është një objektiv i ri, për t’u shndërruar në një atraksion të madh turistik. Rruga e Drobonikut, do të shënojë arritje të madhe për turizmin në Berat

Ndërhyrjet në lagjet muzele, Kala, Mangalem, Goricë, sistemimi i shtratit të Osumit, unaza e re e qytetit, parkimi i ri, rrugët hyrëse për në Berat, shndërrimi i sitit turistik të Dimalit në park arkeologjik, zhvillimi i disa pikave agroturistike të zonës, kantinave të verës e kombinuar me kulinarinë e mikpritjen beratase, do ta shndërrojnë shumë shpejt Qarkun në një destinacion të ofertës gjithëvjetore”, tha ndër të tjera, Klosi.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV