Balla publikon letrën e urimit të presidentit të PES, Sergei Stanishev drejtuar: Zgjedhjet me rëndësi të jashtëzakonshme për vokacionin evropian të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partive Socialiste Europiane Sergei Stanishev ka uruar Partinë Socialiste të Shqipërisë për Zgjedhjet e 25 Prillit si dhe ka vlerësuar listat e kandidatëve.

Letrën e urimit e ka publikuar në rrjetin social facebook Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Në letrën e tij Stanishev deklaron se këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për vokacionin evropian të Shqipërisë, vazhdimin e reformave të saj dhe rimëkëmbjen ekonomike post-pandemike, dhe rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Postimi plotë:

BRUKSEL??➖ Partia e Socialistëve Europianë uron PS? për Zgjedhjet e 25 Prillit dhe vlerëson listat e kandidatëve tanë??

“Ndërsa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit, unë do të doja t’ju dërgoja juve dhe simotrës tonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje dhe inkurajimi.

Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për vokacionin evropian të Shqipërisë, vazhdimin e reformave të saj dhe rimëkëmbjen ekonomike post-pandemike, dhe rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Në tetë vitet e kaluara, Partia Socialiste, dhe Ju personalisht, keni treguar një udhëheqje të jashtëzakonshme në drejtimin e kursit të guximshëm të reformave të thella dhe të pakthyeshme, veçanërisht të sistemit gjyqësor. Reformat po japin frytet e tyre: Ju tani keni filluar të rindërtoni sistemin e gjyqësorit, bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke dhënë kështu një shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë.
Isha i lumtur kur pashë që keni bashkuar një ekip energjik, të larmishëm të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, duke u mbështetur shumë te gratë dhe tek të rinjtë.

Unë besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale në 25 Prill, si dhe në thellimin e reformave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës.

Lexo edhe :  Administrata shqiptare vlerësohet, por sfidat mbeten

Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.”

Sergei Stanishev
Presidenti i Partive Socialiste Europiane

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV