“E bëra se ma kërkoi djalli”/ I sëmuri psikik vret barbarisht shqiptaren në Belgjikë

Një shqiptare me emrin Xhuljeta Lala është vrarë barbarisht në Belgjikë nga një i sëmurë psikik.

Mediat belge raportojnë se autori i arratisur nga spitali psikiatrik, ka pranuar krimin duke bërë një deklaratë tronditëse se vrasjen e Xhuljeta Lalës ia kishte kërkuar djalli.

Autori ishte një francez i arratisur nga spitali psikiatrik në Marsejë, ndërkohë që i çorientuar dhe lakuriq kishte ecur në korridorin e hotelit ku punonte dhe 33-vjeçarja.

Kur policët e arrestuan, autori ishte ende pranë viktimës, lakuriq dhe me duart e kryqëzuara teksa u tha shprehimisht uniformave blu  “Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull’’.