Tragjike/ Shpërthen depoja me mjete piroteknike, banorët menduan se të dridhurat u shkaktuan nga tërmeti

 

Një shpërthim i fuqishëm ka tmerruar qytetarët në Ontario të Kalifornisë, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi shihen të ngrihen me shpejtësi në ajër.

Zyrtarët lokalë, thonë se shpërthimi ka ndodhur brenda një depoje të mjeteve piroteknike. E gjithë skena është filmuar nga një qytetar, i cili dëgjohet në video duke thënë se menduan se të dridhurat u shkaktuan nga një tërmet.

Fire crews evacuated 300 and 400 block W. Francis and the 400 W. Maple Street between Fern and San Antonio Ave, only

Në videot e ilustruara më poshtë shihet momenti i shpërthimit, i filmuar në kënde të ndryshme. Vlen për t’u theksuar se asnjë nuk ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i fuqishëm.