Sondazhi: 55% e qytetarëve të kënaqur me Ramën për menaxhimin e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një sondazhi të kompanisë prestigjioze botërore IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, rezulton se 55% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht punën e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë në menaxhimin e pandemisë.

Konkretisht, 36% e qytetarëve të anketuar e kanë vlerësuar “mjaft mirë” qeverinë dhe 19% “shumë mirë”.

Ndërsa, 40% e të anketuarve kanë vlerësim negativ për punën e Ramës lidhur me menaxhimin e covid. 25% e të anketuarve e kanë vlerësuar “shumë keq” punën e Ramës dhe 15% “mjaft keq”.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” po paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. /Gazeta SHQIP

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV