Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë: Nëse e keni kaluar Covid-19 mos u shqetësoni nga variantet e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët një studim amerikan në lidhje me riinfektimet e personave nga mutacionet e COVID. Sipas studimit, Alimehmeti tregon se variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer. Pra thekson epidemiologu se kush ka kaluar COVID nuk duhet të shqetësohet nga variantet e reja, por gjithnjë duhet të respektojë masat dhe të bëjnë vaksinën sapo t’u jepet mundësia.

“Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2. Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga: gjaku i pacientëve të sëmur gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer. Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin: variantin e Wuhanit variantin D614G (klasik) variantin Britanik dhe variantin Kalifornian. Pra, miqtë e mi: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja. Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi”, shkruan Alimehmeti.

Të fundit

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të...

Lajme të tjera

Web TV