Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Për shkak të aksidentit, trafiku në aksin Tiranë-Durrës është rënduar për disa minuta.