Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është caktuar data kur do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, por zgjodhi të mos ta thoshte. Sikurse e ka bërë me dije më herët, në fluturimin e parë do të jenë demokratët në Londër që të vijnë të votojnë për PD në 25 prill.
“E ardhmja e Kukësit është turizmi. Kemi caktuar edhe datën për uljen e avionit të parë në Kukës dhe për të sjellë ata nga Londra që më kanë sharë e përqeshur. Shumë kush na thotë ç’na duhen portet dhe aeroportet, ne duam burg, së pari për bukë shqiptarët nuk kanë vdekur që nga koha e Skënderbeut, por nëse i referohemi bukës si metaforë që ka të bëjë me mirëqenien dhe sigurinë, aeroportet janë fabrika buke. Krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport 1 euro e shpenzuar 23 euro të kthyera në një periudhë afatmesme”, tha Rama.