Atentati ndaj ‘Mond Çekiçit’ në Durrës/ Dy persona organizuan ekzekutimin dhe humbën gjurmët në lagjet e qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy dyshohet të jenë personat e përfshirë në atentatin ndaj 43-vjeçarit Edmond Koçi mëngjesin e së shtunës në Durrës teksa udhëtonte me makinë me shoferin e tij në lagjen numër 16. Policia ende nuk i ka identifikuar autorët, por nisur nga dinamika e ngjarjes, hetuesit besojnë se 2 persona kanë organizuar gjithçka deri në vrasjen me 6 plumba kallashnikovi të Mond Çekiçit, pseudonimi me të cilin njihej ish-anëtari i bandës së Lulzim Berishës.

Pasi i prenë rrugën, njëri ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa tjetri ishte shoferi, që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes me automjet. “Benzi” me ngjyrë të zezë u gjet i djegur pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në Katund të Sukthit. Pas këtij momenti, autorët janë larguar me një tjetër automjet.

Burime për Report TV konfirmuan se makina me të cilën u larguan autorët është gjurmuar deri në periferi të Durrësit dhe po punohet për të verifikuar destinacionin e radhës. Policia ka dyshime se makina është larguar përmes disa rrugëve dytësore, në disa fshatra të zonës, ndërsa për asnjë moment nuk është shfaqur të ketë dalë në autostradën Tiranë-Durrës. Mbetet e paqartë nëse autorët kanë ndërruar për herë të dytë makinën për të bërë arratisjen nga vrasja, detaj ky që pritet të verifikohet me këqyrjen e pamjeve të tjera të kamerave të sigurisë në zonë.

Një ditë më parë policia shoqëroi disa persona, mes të cilëve edhe eksponentë me precedent penal, por të gjithë u lanë të lirë. Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga vrasja, hetimet ende nuk kanë zbardhur emra konkret, për shkak të mungesës së provave.

As dëshmia e shoferit të Çekiçit që është dëshmitar i ngjarjes, nuk hodhi dritë mbi ngjarjen, ndërsa vetë ai ka pësuar gërvishtje të shumta në trup dhe në fytyrë pasi u fsheh nëpër ferra në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave.

Lexo edhe :  Eurostat: Shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Evropë, edhe pse paguhen më pak

Hetimet për vrasjen e 43-vjeçarit Mond Çekiçi janë përqendruar në të kaluarën e tij kriminale, i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Të fundit

Tragjedi në Itali, 24-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëshkiti nga skela ku po punonte

Një ngjarje tragjike ndodhi në Carpiano, një zonë në Milano në Itali. Një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova humbi jetën...

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie te rënda 2 shqiptarë nga Tepelena

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona. Sipas policisë, shtëpia shërbente si...

Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla theksoi se një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh ende nuk kanë marrë zarfin e...

Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja në Has

Policia e Hasit ka vënë në pranga një të re, pas konfliktit për pronat të ndodhur dje në fshatin Pla. Policia sqaron se u...

PD shkresë misionit të OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

PD i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatura me shpërndarjen e zarfeve në...

Lajme të tjera

Web TV