Balla kërkon futjen e 10 projektligjeve në rendin e ditës në Kuvend: Ndihmojnë ecjen para të Reformës në Drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkon që në rendin e ditës së sotme në Kuvend të futen 10 projektligje.

Në projektligjet që lexoi Balla kanë të bëjnë me rolin e gjyqësorit në Shqipëri, nga Kodi Penal, tek Policia Gjyqësore, funksionimi i prokurorisë apo Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij këto projektligje janë diskutuar e miratuar më parë në Komisionin e Ligjeve dhe ndihmojnë në ecjen para të Reformës në Drejtësi.‘’Bazuar në nenin 31 të rregullores, ku bëhet fjalë për ndryshim të rendit të ditës. Duke thënë që Komisioni i Ligjeve ka përfunduar raportin ditën e premte, do kërkoja që në rendin e ditës të përfshihen dhe 10 projektligjet e propozuara dhe po i citoj.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në

1 Kodin e Procedurës Penale,

2 Organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë

3 Kodi i Procedurës Civile në Republikën e Shqipërisë

4 Kodi Penal,

5 Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative

6 Funksionimi i Policisë Gjyqësore,

7 Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

8 Për statusin e gjyqtarëve dhe prokuroëve,

9 Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Repubikën e Shqipërisë

10 Për organizimin dhe funksionimin e GJykatës Kushtetuese.

Janë diskutuar dhe miratuar, janë ndryshime që rrisin efektivitetin dhe ndihmojnë ecjen para të Reformës në Drejëtsi. Besoj të gjithë janë dakord për t’i kaluar për shqyrtim në seancë plenare.’’- tha Balla.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV