Nga Përparim Kabo
Fushata zgjedhore ka nisur, me lista me zhurme, me tam-tame, me deklarata, me gafa, me insinuata, me skartime, me uje nen rrogoz, me grushta, me kercenime, me sharje, me inskenime te perdelluarish per fatin e vendit, me premtime imagjinare, me goditje nen brez, me teza dhe fakte historike te tejkaluara dhe te risjella, me nderkallje ne jeten personale, me fotografi ku gjen portrete bust apo trup, me veshje te renda dhe me veshje plazhi,…Levizet ngado neper atdhe dhe shprehet keqardhje per gjendjen dhe nuk thuhet ku isha une kur gjendja po rendohej….
Por, ka nje poooooooooooooorrrrrrrrrrrrr te gjate pas 25 prillit kalohet ylberi politik dhe nis mrekullia, parate do te vijne me bollek dhe mirqenia do e bej ujin mjalt dhe mjaltin lume….dhe e dini pse? Sepse ne listat e deputetve tani kane hyre alkimistet, ka edhe magjistare…Tek i shoh…nuk eshte e veshtire te takosh fytyrat e vjetra qe per me shume se 20 apo 25 vite shkojne ne ate salle dhe bejne palle, qe kur nuk nuk sollen ndryshim sa kohe qe vendi mbeti i varfer, pasuria kombetare u grabit dhe pronat publike u tjetesuan, prona privat nuk u kthye te i zoti, informaliteti pushtoi vendin dhe shteti ne gjunje e legalizoi informalen…Ky deshtim duhet tejkaluar ne keto zgjedhje edhe eshte gjetur marifeti, te ngaterrohet publikia me piblicitaren. Po çeshte publicitaria…Zhurmë e bujë e madhe që bëhet rreth diçkaje me anë të shtypit, të radios dhe mediave on line etj. për të trullosur njerëzit e për t’i mashtruar, reklamë e bujshme. Bëri publicitet të madh. E bëjnë për publicitet jane shprehje qe i degjon rendom…
Keshtu o burra ne lista te fusim ata qe kur dalin ne Tv si moderator apo te ftuar pelqehen dhe ndiqen…Dakord ata jane me mire se gangesteret apo kriminelet, truboshet apo injorantet, por ata nuk jane interesi publik…Pra a do tu thone ate shefave te tyre qe gjoja nuk i ftuan por i mirepriten …se varferia qe te zhduket duhet te shendoshen financat publike, dhe qe te ndodhi kjo duhen rritur te ardhurat ne buxhet, dhe qe te realizohet ky ndryshim duhet te shohim se si pasuria kombetare ti kthehet si interes dhe administrim popullit dhe jo privateve qe iu hoqem dhe renten minerare dhe iu ulem dhe dividentin nga 15% ne 8 %…. A do te thone shefave te tyre( keta individ te publicitetit) qe duhet te rrisim femije te shendetshem dhe kur nena lind, se paku deri sa femija te behet tre vjeç, ajo duhet te mari nje page e gjysme qe te mirerisi femijen, shtesen ta marri si bonus te adresuar me karte qe te mos kete abuzime dhe te jete e percaktuar se cfare mund te bleje me te ne sherbim te jetes se femijes?!!!…Nese nuk ndodh kjo ne rrisim femije ne varferi qe shendetin e kane te demtuar, edukimin jo ai qe duhet, zhvillimin e personalitetit te manget dhe neser pasuria nuk mund tu vije nga karriera. Keshtu e pret rruga dhe nga njeri i rruges behet personazhi saj dhe quhet rrugaç…dhe nis per te udha e krimit dhe burgjet mbushen si edhe jane mbushur…me te rinj brenda vendit dhe jashte vendit…Po çfare eshte interesi publik?…Tërësia e njerëzve të një vendi, të një qyteti etj., masa e gjerë e popullit, te cilit duhet ti respektohen lirite dhe te drejtat, duke filluar nga e drejta e jetes e cila nuk vritet vetem me plumb por dhe me ushqime dhe medikamente te skaduara, me grabitje dhe varferi, me mizerje dhe mosedukim jane sherbimet publike qe permblidhen ne ate qe quhet garancite sociale te jetes…Eshte e drejta e prones ….por prona ketu eshte grabitur edhe si pasuri e pebashket dhe si prone komunitare dhe si prone individuale…hidhin nje veshtrim çeshtjeve gjygjesore, per pronen konflikte deri ne vrasje…Eshte dhe e drejta shprehjes…por jemi ne nje realitet ku edhe e kemi te drejten e te shprehurit por ne menu bashkelidhur me te drejten qe mos te te degjojne…
Ja pra se po jetojme ne komedine e zeze te publicitetit qe shitet per publike….Ku ishim asgjekundi ku po vemi kerkundi…