Pandemia/ Mbërrin Sputnik V, plani për vaksinimin masiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Dhjetë mijë vaksina ruse Sputnik V kanë mbërritur dje në Shqipëri për të vazhduar vaksinimin e popullatës. 10 mijë doza të vaksinës Sputnik V janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili ndodhej në Francë. Në mungesë të tij, vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj. “Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed.  Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, shkruan Rama.

Ditë më parë Rama nga Lezha la të hapur mundësinë për marrjen e vaksinave ruse. Kryeministri përsëriti qëndrimin e tij që nuk është gjeopolitike mosmarrja vaksinave ruse e kineze, por që ato nuk ndodhen në treg. Rama do të deklaronte pak ditë më parë se nëse BE do të ndryshojë qasje për vaksinat lindore, atëherë dhe Shqipëria do të rishikojë pozicionin e saj. “Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë.

Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen. Përsa kohë BE është e mbyllur ndaj këtyre vaksinave, ne jemi në krah të tyre”, tha Rama nga Lezha. Po jo vetëm arrdhja e vaksinave ruse, Shqipëria është e hapur edhe për të siguruar vaksinën kineze. Ambasada kineze në Shqipëri është e hapur që ti përgjigjet kërkesës së vendit tonë për të arritur vaksinimin e popullatës. “Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd/ Nxit ekonominë rurale (VIDEO)

Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme. Gjithashtu, kemi kënaqësi të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugëve të ndryshme dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme”, deklaron Ambasada Kineze.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV