Skandal/ Akte seksuale në zyrat e parlamentit, publikohet videoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër krizë ka përfshirë politikën australiane, pasi pamje video që tregonin pjesëtarë të stafit që kryenin akte seksuale në parlament, u bënë publike.

Një ndihmës i lartë është shkarkuar nga posti. Në një video, shihej pikërisht ky ndihmës, që kryente një akt seksual mbi tryezën e punës së një kolegeje femër. Kryeministri Scott Morrison, i cilësoi videot të turpshme.

Kjo vjen pasi një ish pjesëtare e stafit tregoi se ajo druhej se do të humbiste vendin e saj të punës pas një agresioni seksual nga një pjesëtar i stafit. Brittany Higgins, tha se ajo ishte përdhunuar nga një koleg në një zyrë, në mars 2019, por asaj iu bë presion që të mos raportonte incidentin në polici.

E gjithë kjo ndezi një valë akuzash dhe javën e kaluar, mijëra vetë morën pjesë në marshime proteste kundër abuzimeve seksuale dhe ngacmimeve mbi gratë në Australi.

Videot më të fundit i shkuan mediave australiane nga një ish anëtar i stafit qeveritar që thuhet se është bërë imun ndaj tyre për shkak të volumit të madh që kishte parë.

Përveç videove, të filmuara dy vite më parë, ai tha se njerëzit kishin përdorur edhe dhomën e lutjeve për marrëdhënie seksuale e kishin sjellë madje edhe punonjës seksi në parlament. Ky person i brendshëm foli për një kulturë në të cilën burrat mendonin se mund të bënin gjithçka që donin, duke i quajtur madje kolegët e tij, të falimentuar moralisht.

Të fundit

“Ponte Morandi”, ura që sfidoi kohën por jo harresën

Përgatiti: Leonard Veizi Në zemër të Xhenovës, si një plagë e hapur mbi lumin Polcevera, qëndronte historia e një ure...

Si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin në takimin...

Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua

Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kryetemë do të...

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për...

Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Kryeministri Edi Rama thotë se vazhdon angazhimi mamsimal për shuarjen e zjarreve në vend. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga operacionet që po...

Lajme të tjera

Web TV