“Drita jeshile” për rihapjen e vendit, flet kryeministri italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Italisë Mario Draghi duke folur lidhur me pandeminë në Senat tha se tashmë vendi ka në administrim 4 vaksina kundër COVID-19 të sigurta dhe efektive.

“Ne kemi 4 vaksina të sigurta dhe efektive, Johnson and Johnson do të jetë në vend në prill”, tha kryeministri.

Ai shtoi se qëllimi është që të vaksinohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër.

“Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër. Ne duhet të kemi ritëm, të vaksinojmë gjysmë milioni në ditë.” shtoi ai.

Draghi tha se këto vaksina janë “drita jeshile” për rihapjen e vendit. Ai shtoi se po planifikohet që menjëherë pas Pashkëve të rihapen shkollat.

Italia është një ndër vendet më të prekura evropiane sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike dhe si pasojë vaksinat janë arma më e fortë në luftën kundër saj.

Aktualisht vaksinimi në vend po kryhet me Pfizer, Moderna AstraZeneca dhe siç lajmëroi dhe kryeministri në prill do të mbërrijë ajo amerikane Johnson&Johnson.

Italia është një ndër ato shtete të cilat pezulluan AstraZeneca për disa ditë por menjëherë pas rimiratimit nga EMA, vaksinimet në vend rivazhduan,

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 3,419,616, ndërkohë që ai viktimave është 105,879 në të gjithë vendin.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV