Plagoset një minator në Bulqizë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një minator është plagosur në një galeri në minierën e Bulqizës.

Mësohet se i plagosuri është dëmtuar nga një gurë që i ka rënë në trup. Për shkak të plagëve të marra, minatori është transportuar drejt spitalit të Traumë në Tiranë, me anë të një helikopteri.

Raportohet se i plagosuri megjithëse ka marrë plagë të rënda është jashtë rrezikut për jetën.