Plas sherri në Durrës, një grua dhe një burrë përleshen me njëri-tjetrin

Një konflikt i çastit mes një gruaje dhe burri në Durrës ka degraduar në përleshje fizike në lagjen nr.4 të Durrësit.

Në lidhje me ngjarjen është dashur ndërhyrja e policisë, të cilët kanë shoqëruar në komisariat të dy personat.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.