Çfarë po ndodh? Shfaqet mutacioni i dyfishtë i Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

India e përballur me numrin më të lartë ditor të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi këtë vit, raportoi shfaqjen e një variant te ri të tij, i cili është përshkruar si një “mutacion i dyfishtë”.

Ky varianti është gjetur në më shumë se 200 kampionë në shtetin perëndimor Maharashtra. Ekspertët e shëndetësisë janë treguar megjithatë të kujdesshëm të mos japin alarmin, pasi mutacioni sipas tyre nuk është zbuluar në një numër aq të madh rastesh sa të shkaktojë panik. Termin “mutacion i dyfishtë”, epidemiologët e përdorën për t`iu referuar faktit që tek mutacioni në fjalë janë dalluar karakteristikat e dy varianteve të tjera tashmë të identifikuara.

“Nuk është një term shkencor, është thjesht një mutacion tjetër deri me sa duket, unik për Indinë”, tha Ramanan Laxminarayan, themelues i Qendrës për Dinamikën e Sëmundjeve, Ekonomisë dhe Politikës në New Delhi. Nuk dihet ende me saktësi nëse ai është më infektues dhe vdekjeprurës se mutacionet e mëparshme.

Dy vaksinat e aprovuara për përdorim në Indi, ajo e zhvilluar nga AstraZeneca dhe universitet i Oksfordit dhe tjetra e krijuar nga kompania vendase Bharat Biotech – janë efikase kundër variantit britamnik dhe atij Brazilian të Sars Cov 2.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV