Gënjeshtrat inteligjente të fushatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Çdo ditë e më tepër fushata zgjedhore apo parazgjedhore në mund të quhet kështu, po bëhet po aq interesante sa dhe vitet e shkuara. Madje këtë herë edhe më interesante, ku mungesës së platformave i janë shtuar ca aksesorë të tjerë kontemporanë. Fjalë vjen: Edin si kryeministër e gjejmë kantier më kantier duke inspektuar punimet e pambaruara për të cilat kërkon një tjetër mandat tjetër në përfundim të së cilit pretendon ta bëjë Shqipërinë lule. Ndërsa Luli si kryeopozitar ndeshet kafene më kafene duke takuar baristë e kameriere por dhe artistë humori ndonjëherë. Ndoshta sepse fushata ka nevojë pak më shumë nevojë për humor, pasi maskat në fytyrë na rrëfejnë se Covidi nuk është zhdukur me një “të ngritur të flamurit” dhe as me nja 60-70 mijë doza vaksinash që na kanë ardhur kohët e fundit me avion portativ.

Por fushata më së shumti sot bëhej nëpërmjet rrjeteve sociale. Nuk ke pse paguan një kameraman me aparat profesional, kur mund të përdorësh celularin dhe ta kesh kryer punën. Madje këtu mund të të ndihmojë free dhe bashkëshortja e cila mund të bëjë dhe montazh me një aplikacion të shkarkuar.
Eh, ku vajti shkenca.

Nisur nga ky zhvillim i paparë teknologjik, sot takimet tetë a tetë nuk janë të nevojshme. Jo vetëm nga rrezikshmëria e përcjelljes së virusit, por më së shumti në ruajtjen e energjive. Sepse takimet me turmat ku duhet të mbash fjalime me zë të lartë, të lodhin e të këpusin jo vetëm nga gjunjët e këmbëve por dhe nga kordat e zërit.
Fushata po shkon për së mbari. Sherret e vogla të militantëve janë të papërfillshme përpara premtimeve për rritje rrogash me euro. Shoku Enver dikur i bënte premtimet me flori.

Lexo edhe :  Me Trumpin që sjell kaos, një pyetje për Demokratët amerikanë: kur do mësoni ndonjëherë?

Domethënë me lugë floriri. Sot leku ka dalë nga përdorimi, flitet me euro,
Kjo do të thotë se po bëhemi gati të futemi në Europë. Në Shqipëri ka nisur moda e terminaleve. Po ngrihen terminalet e autobuzave, termilanet e trenave, terminalet e trageteve dhe terminalet e avionevë.

Shkurt do bëhet ajo që shoku Enver nuk arriti ta bënte dot: Shqipërinë shkëmb graniti dhe qendrën e botës ku do përplaseshin interesat e mëdha globale.
…dhe përralla vazhdon…

Të fundit

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Lajme të tjera

Web TV