I vrau të birin, Nevaldo Hajdaraj i kërkon falje babait të Klodian Rashës

Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje në seancë babait të Klodian Rashës.

Ndaj efektivit të forcave shqiponja, Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur.