KQZ çon në prokurori 28 kandidatë për deputet, kush janë emrat që pritet të verifikohen nga organi i akuzës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme listën me emrat e 28-kandidatëve për deputet që duhet të verifikohen nëse janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit ose jo.

Koalicioni ABEOK: Altin Gjeloshaj, Elsa Voka, Daniel Prroj, Ervis Beu dhe Ido Pashaj.

Partia Bindja Demokratike janë dërguar për verifikim: Arsen Belaj dhe Bahri Shabani.

Partia Lëvizja për Ndryshim: Dashamir Tahiri dhe Bahri Shabani.

Partia Lëvizja e Re: Ilmi Kuka.

LSI janë dërguar për verifikim: Arbër Arifaj, Ashim Tafilaku, Elton Ismaili, Ferdinant Aligjoni, Ilir Husi dhe Artur Baku.

Partia Demokratike: Agron Kapllanaj, Gentian Muça, Rezart Tusha dhe Zef Hila.

PSD ka për verifikim: Kleo Muratajn, Tom Doshin dhe Serdar Hoxhën.

PS: Artan Bitri, Halim Dauti dhe Leonard Beqiri.