Përshtati lokalin për përdorim droge, policia prangos 36-vjeçarin në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu me inicialet E.D kishte përshtatur lokalin e tij, në rrugën “29 Nëntori” për përdorimin e lëndëve narkotike,

Ai ra në prangat e policisë pas dy muajsh hetime, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Parandalimi”.

Policia sekuestroi kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste si dhe 650 gram kanabis.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Të fundit

Louise Casey ka të drejtë: fëmijët duhen shpëtuar nga bandat e shfrytëzimit seksual

Polly Toynbee* Helmi depërton në çdo aspekt të tmerrit që lidhet me bandat e shfrytëzimit seksual. Çdo element i tij...

Deri më 15 shtator kufizohet qarkullimi i mjeteve në fundjavë dhe pushimet zyrtare

olicia e Shtetit ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Për këtë arsye, nga 16 qershori e deri më 15 shtator, do...

Nga Mazniku te Sara Mila, Rama “rreshton” ekipin fitues të Elbasanit për Shqipërinë 2030

Përmes një videoje, me tingujt e këngës së fushatës së socialistëve, kryeministri Edi Rama ka ‘rreshtuar’ deputetët e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit. Arbjan...

Duke vendosur “fatet e botës” në një stol druri, takimi i veçantë Meloni-Trump

Takimi dypalësh midis Kryeministres Giorgia Meloni dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në margjinat e G7, u zhvillua në një stol druri në Pomeroy...

Të uritur, pastaj të qëlluar. Tani s’ka më shpresë për ne, palestinezët

Sistemi i ndihmës humanitare i OKB-së për Gazën ishte i sigurt dhe dinjitoz. Sot jemi të poshtëruar ose të lënduar nga ata që supozohet...

Lajme të tjera

Web TV