Ofendoi gazetaren/ Dënohet presidenti brazilian, ja cila është gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë braziliane ka urdhëruar që presidenti brazilian Jair Bolsonaro të paguajë dëmshpërblim për një gazetare pasi ai bëri komente degraduese për të. Presidenti Bolsonaro, kishte deklaruar vitin e kaluar që Patrícia Campos Mello kishte ofruar kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një person i cili do t’i jepte asaj informacione në lidhje me të.

Gjykatësi tha se vërejtjet e Bolsonaro kishin dëmtuar nderin e gazetarit. Presidenti do të detyrohet të paguajë 20,000 reais (2,500 £; 3,500 $) si dëmshpërblim.

Vendimi i gjykatës, u konsiderua si një fitore për të gjitha gratë. Grupi Gazetarët Kundër Ngacmimit thanë se vendimi shënoi një “ditë të mrekullueshme” për reporterët femra dhe gazetarinë profesionale në Brazil. Bolsonaro, në detyrë që nga janari 2019 ka pasur konflikte të vazhdueshme me gazetarët që kanë qenë kritikë ndaj administratës së tij.

Në raportin e saj në lidhje me vërejtjet, gazeta Folha akuzoi Bolsonaro për fyerjen e Campos Mello. Gazetarja kishte bërë publike disa të dhëna dhe mesazhe të fshehta, në të cilat thuhet se ekipi i Bolsonaros kishte shpërndarë mesazhe false gjatë fushatës zgjedhore.

Në janar Campos Mello fitoi një çështje pothuajse identike kundër djalit të presidentit, Eduardo.

Ai kishte sugjeruar në një video në YouTube majin e kaluar që reporterja kishte “provuar të joshte” një burim për marrjen e një informacioni që dëmtonte babain e tij. Një gjykatës tha që komentet ishin një sulm ndaj nderit të gazetares dhe urdhëroi djalin e Bolsonaro t’i paguante asaj 30,000 reaal si kompensim.

Të fundit

FOTO/ Brenda dasmës si në përralla të Princeshës së Lihtejnshtajnit

Një nga ngjarjet më të komentuara në botën aristokratike europiane këtë fundjavë ishte martesa e Princeshës së Lihtenshtajnit, Marie...

Nuk siguroi karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani

sh-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të...

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi...

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që nga marsi i vitit...

A ka vërtetë në fiq grerëza të ngordhura brenda?/ ‘Zbulimi’ në TikTok që ngjalli debat

Çfarë ka brenda një fiku dhe pse është më i shëndetshëm se mendoni Sezoni i fiqve është në kulm dhe ne po shijonim frutat e...

Lajme të tjera

Web TV