Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, detajet e para

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Ferras të Divjakës mbrëmjen e sotme.

Dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë në ajër, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Efektivët e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri“, thuhet në njoftimin e policisë.