Trajneri i Anglisë, Southgate, flet me superlativa për Shqipërinë: Ishte ndeshje e vështirë, ata…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja 0-2 në transfertë përballë Shqipërisë sigurisht i lë një shije të mirë trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate.

Në një intervistë për “SuperSport” tekniku i tre luanëve theksoi se ndeshja mund të merrte një tjetër rrjedhë nëse Uzuni do të kishte shënuar në fillim të takimit:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Shqipëria luajti mirë dhe ishin të organizuar. Luajtën mirë me dhe pa top. Kishin disa raste që në fillim, nëse do të kalonin në avantazh mund të kishte shkuar ndryshe.

Arritëm të krijonim pas minutës së 20 dhe ia dolëm të fitojmë. Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë probleme të krijojnë. Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë.

Kush me pëlqeu nga Shqipëria? Nuk e pashë Shqipërinë në planin individual, por mendoj se dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë. Ishte një ndeshje e vështirë,” tha Southgate.

Të fundit

Rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmës ndihet më shumë nga të moshuarit, të rinjtë dhe të varfrit...

“Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit,...

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Lajme të tjera

Web TV