E ‘turpëroi’ para shokut/ Shqiptari lidh me zinxhir mbi makinë të birin e mitur!

Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Caserta të Italisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të birit 16 vjeç.

Ishte vetë i mituri që denoncoi të atin, ndërsa dëshmoi se ai e kishte lidhur me zinxhir mbi makinë sepse e kishte ‘turpëruar’ para një shoku.

Po ashtu ai rrëfeu se i ati e kishte goditur në kokë, duke i shkaktuar një dëmtim dhe se e rrihte shpesh me tub uji.

Ai mundi të ‘arratisej’ nga shtëpia dhe shkoi në polici duke denoncuar dhunën që prej vitesh vuanin ai dhe ëma, po ashtu shqiptare.