Njihuni me telefonin që përdorte Hitleri dhe për sa u shit në ankand (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adolf Hitler ka përdorur një telefon personal që është shitur në ankand, për një shifër prej 243 mijë dollarë.

Bashkë me telefonin është shitur edhe një statujë prej porcelani, që i ishte dhuruar ish- diktatorit të egër nazist.

Telefoni personal i Adolf Hitler u gjet nga rusët në bunkerin berlinez, pas rënies së regjimit nazist dhe ishte ruajtur që nga 1945 brenda në një valixhe, në një fshat anglez.

Në origjinal ai kishte ngjyrë të zezë, por është lyer me ngjyrë të kuqe duke gdhendur emrin e diktatorit si dhe shenjën simbolike të nazistëve. Në galeri shikoni foto të imta të këtij telefoni.

Telefoni i llojit Siemens w38 – u gjet nga ushtarët sovjetikë në dhomën e Eva Braun, partnerja e Hitlerit, pas sulmit ndaj bunkerit në Berlin në vitin 1945. Më pas Ushtria ruse ia bëri dhuratë telefonin një zyrtari britanik, Sir Ralph Rayner, të cilët e kishin ftuar të vizitonte bunkerin e diktatorit.

Historia është treguar për CNN nga djali i zyrtarit britanik, i cili e ka ruajtur telefonin në një shtëpi në fshat, në Britaninë e Madhe, citon noa.al.

Aparati i telefonit i përdorur në automjet dhe në tren, por edhe selinë qendrore të Hitler, në katalog përshkruhet si një nga armët më shkatërruese të të gjithave kohërave duke dënuar me vdekje me miliona persona.

Andreas Kornfeld, zëvendës presidenti i Alexander Historical Auction, u shpreh i kënaqur për shifrën e mbledhur duke saktësuar se çmimi luhatej mes 200 dhe 300 mijë dollarëve.

Shoqëria e ankandit në Maryland, një fshat me më shumë se 600 banorë me shtëpi druri në brigjet e një kanali, ka shitur në ankand më shumë se një mijë objekte.

Lexo edhe :  Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Të dy objektet u blenë nëpërmjet telefonit dhe emrat e blerësve nuk u bënë publikë.

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV