Pas lajmit se iu dogj vetura, Françeska ‘ngacmon’ ndjekësit me foto nga vaska

Modelja provokon me të brendshme pranë vaskës.

Në medie së fundi u raportua se modeles Françeska Jaçe iu dogj vetura në Vlorë. Vetura e tipit “Range Rover” thuhej se i përkiste pikërisht Françeskës dhe nuk dihet se si erdhi deri tek incidenti.

Por, ajo nuk ka preferuar të reagojë për këtë çështje, vetëm se publikoi foto duke u relaksuar pranë vaskës. Françeska pozoi në banjo, teksa shihej e veshur me të brendshme të zeza, duke theksuar linjat trupore.

Si lokacion, ajo e etiketoi Brazilin, por nuk dihet nëse vërtet gjendet atje momentalisht.