“Pas prillit do të ketë rritje infektimesh”/ Rakacolli dhe Brataj: Ja nga se vjen rreziku më i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thanë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se pas fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, do të kemi një rritje të kurbës së koronavirusit.

Për ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, është shqetësuese grumbullimi i njerëzve në takimet elektorale, dhe sidomos në zonat e thella, ku kontrollet janë më të pakta.

Pjesë nga diskutimet:

Rakacolli: Vaksinimet sot e kanë kaluar shifrën e 100 mijëve, ritmet me të cilat po ecet janë shumë premtuese, që të kemi një verë me turizëm të aktivizuar. Por nuk janë ende numra të kënaqshëm, kështu që duhet të vazhdojmë të mbajmë masat që kemi thënë, maska, distancim fizik e social.

Brataj: Kujdesi është më i pakët në zonat e thella, ku ka më pak kontroll. Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuar dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve. Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël. Në Gjirokastër shpërtheu virusi, se u bllokuan njerëzit në kufi. Është shumë e qartë që edhe grumbullimi i njerëzve tani do ta japë rezultatin.

Rakacolli: Epidemia është zhvilluar me valë dhe ka ndjekur një tendencë valësh, ku vendet që e kanë pas më shpejt, e kanë kaluar më herët valën. Në Kosovë epidemia filloi më vonë dhe rastet janë rritur më vonë. Edhe te ne, kjo është arsyeja pse nuk i ndryshuam masat në mbledhjen e Komitetit, pasi diskutuam edhe zgjedhjet.

Lexo edhe :  Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Brataj: Nuk e di pse çuditërisht prisnin të gjithë që të hiqeshin masat më 25 mars. Duke parë ditët e fillimit, sa po respektohen masat, ku njerëz në masë mblidhen, kjo më shqetëson.

Të fundit

Aksident në Tiranë, makinat përplasen kokë më kokë! Plagosen disa persona

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të fshatit Pezë Helmës në afërsi të Tiranës. Sipas...

“Rrezikon 8-10 vjet burg”/ Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se ish-bashkëshortët Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare, e...

Dyshohet se spiunonte për Iranin, arrestohet një shtetas danez

Një shtetas danez është arrestuar në Danimarkë nën dyshimin se spiunonte për Iranin duke mbledhur të dhënat për objektet dhe individët hebraikë në Berlin,...

E dashuruar me Vlorën/ Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

Mes fotove të shkrepura nga udhëtimet, dy spikasin sepse janë në Vlorë. Në një postim të saj në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit...

“Mirë se vini në Sinaloan e Re!” Karteli i El Chapos hap “portat e ferrit”…

Një valë e re dhune brutale ka përfshirë kryeqytetin e Sinaloas në Meksikë, ku autoritetet zbuluan katër trupa të varur nga një urë në...

Lajme të tjera

Web TV