E kanë kërcënuar me vdekje, modelja e njohur në rrezik për jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja e njohur, Kendall Jenner ka marrë kërcënime me jetë nga një 24-vjeçar dhe së fundi ka kërkuar që të mbrohet nga profesionistë.

Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjiozja “TMZ”.

Jenner tregoi gjithashtu se policia i ka treguar që Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej.

Modelja ka thënë se ajo nuk e ka takuar burrin në fjalë, por nga kërcënimet e tij ajo frikësohet tej mase nëse Bowker do të mundohet ta gjejë atë për ta lënduar apo vrarë.

Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.

Motra e vogël e Kim Kardashian ka një ekip të madh të sigurimit të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë, por kjo nuk po mjafton që ajo të ndihet plotësisht e qetë.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV