Gazetari bën deklaratën shokuese: Në Vlorë bandat kanë vaskë me acid për zhdukjen e personave

Mbrëmjen e djeshme në emisonin “Opinion”, gazetari Ferdinand Dervishi, është shprehur se në qytetin e Vlorës ekziston një vaskë me acid e cila u vjen në ndihmë bandave kriminale për zhdukjen e personave.

“Mua nuk më tremb shumë Elbasani, aty kemi një bandë, po them organizatë kriminale, por ajo që më shqetëson mua është lidhja e tyre me politikën.

Fakti që në Shqipëri, grupet kriminale në disa qytete filluar nga Vlora, Fieri, Elbasani, Tirana, Durrësi, Shkodra unë shikoj që bandat e fuqishme ndonjëherë janë dhe të paprekura.

Elbasani është shumë i lexueshëm, unë Vlorën nuk e lexoj dot fare. Për Vlorën kam dëgjuar nga persona që duhet t’ua dëgjosh fjalën se aty ekziston vaska me acid.