I dhanë fund lidhjes/ Reperi i njohur tërheq të dashurën zvarrë dhe e përplas në ashensor (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Quavo, një anëtar i famshëm Migos u nda vin e kaluar nga e dashura e tij Saweetie me të cilën ishte në një lidhje 2-vjeçare. Por së fundmi mediat kanë publikuar pamje të reja nga ndarja e tyre e cila në fillim u duk se ishte e qetë dhe me konsensus, por në fakt ishte ndryshe. TMZ ka publikuar pamjet nga ashensori ku ata duket se zihen dhe reperi tërheq zvarrë ish-të dashurën e tij dhe e hedh atë në dysheme. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një kompleks apartamentesh në Hollywood-in e Veriut dhe kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur Saweetie goditi Quavo para se të hynte në ashensor dhe u përpoq ta parandalonte atë që ta ndiqte.

Pasi shtyu derën e ashensorit, reperi rrëzon ish-të dashurën në dysheme. Edhe pse ashensori hapet në katin tjetër, Quavo nuk e ndihmon vajzën të ngrihet dhe qëndron në këmbë ndërsa njerëzit e tjerë shohin skenën. Ndërsa vetëm pasi kalojnë disa kate, Quavo del nga ashensori dhe pret edhe të dashurën e tij të ngrihet edhe pse është duke çaluar. Burime për TMZ thonë se konflikti ndodhi në vitin 2020, disa muaj para ndarjes. Reperi Quavo tha më 19 mars se tashmë është ndarë nga vajza. Ndërsa ajo pretendon se arsyeja e kësaj ndarjeje është mashtrimi. Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje policia nuk ishte në dijeni dhe nuk u ndëshkua asnjëri prej tyre.

Të fundit

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Lajme të tjera

Web TV