Manastirliu tregon datat: Ja kur do vijnë vaksinat e radhës nga Pfizer
“Deri më tani procesi ka ecur shumë mirë. Do të kemi deri më 20 Prill, 20 mija vaksina nga Pfizer. Sot kemi marrë edhe një informacion për një nga dritaret që kemi aplikuar nga COVAX-i. Në qershor do kemi edhe 23 mijë vaksina të Pfizerit.
Ndërkohë që presim edhe vaksinat AstraZeneca dhe gjithashtu edhe vaksinat nga kompania prurëse për kalendarin tjetër të distribucionit. Sot procesi ka vazhduar në të gjithë Shkodrën”, tha Manastirliu.