Plas skandali/ Oficeri i marinës shiste dokumente kundrejt parave, kapet në flagrancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një oficer i marinës italiane është arrestuar gjatë aktit të dorëzimit të dokumenteve sekrete një zyrtari ushtarak rus. Shtetasi italian po i shiste këto dokumente.

Siç njoftojnë mediat italiane brenda fushatës së hetimit të kryer nga Prokuroria Republikane e Romës, xhandarmëria dhe Shërbimi Inteligjent italian (AISI) dje në mbrëmje organizuan një operacion ku arrestuan një oficer italian dhe një ushtar që punonte në Ambasadën e Rusisë në Romë të cilët ishin duke zhvilluar një takim të fshehtë.

Oficeri italian është kapur në flagrancë teksa transferonte disa dokumente dhe informacione sekrete tek zyrtari ushtarak rus në këmbim të parave dhe se të dy emrat përballeshin me akuza për spiunazh dhe sigurinë e shtetit.

Më tej thuhet se oficeri italian i cili gjithashtu shërbeu si komandant i anijes në marinën italiane u arrestua dhe u shqyrtua statusi diplomatik i zyrtarit ushtarak rus.

Pas zhvillimeve, Ministria e Jashtme e Italisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Itali, Sergei Razov.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio njofton se Italia ka dëbuar dy diplomatë rusë të përfshirë në këtë skandal.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV