Reja shpall formacionin ndaj San Marinos, ka risi, por edhe rikonfirmime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pak minutash, duke nisur nga ora 20:45, Shqipëria përballet me San Marinon në fushën e kësaj të fundit, në ndeshjen 3-të të vlefshme për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë.

Sidoqoftë, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë. Për San Marinon është i pezulluar nga kartonët Klaus Gjasula, ndërsa Florian Kamberi u largua nga grumbullimi me pretekstin se është i dëmtuar. Gjithashtu, dje nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, i cili nuk pati mundësi të debutonte në tri ndeshjet e para në Grupin I.

Për sa i përket formacionit zyrtar, Reja i ka treshen e mbrojtjes, Ajetit, Veselit dhe Gjimshitit, për të vazhduar nga krahët me Hysajn dhe Lenjanin. Mesfusha formohet nga Ramadani, Memushaj dhe Bara, ndërkohë që në sulm është Broja dhe Manaj.

FORMACIONI ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Memushaj, Ramadani, Manaj, Broja. Trajner: Edoardo Reja

Të fundit

Prezantohetstart-up-i për financimin e sektorit të ndërtimit, i pranishëm edhe Rama

Në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, po zhvillohet prezantimi i një start-up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e...

Gjashtë rekorde europiane, Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës

Rikthehen sukseset kuqezi të peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshën deri në 63 kg për femra. Sportistja...

A do të ketë një Foltore të dytë?/ Përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku foli për kundërshtimin e PD ndaj Kodit të ri...

Punëtorët të pambrojtur, CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

https://youtu.be/eQH3wLkjDhA?si=g7KHw1EVRHBhYZvi   Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar, edhe psepasojat financiare për familjet...

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga kryeministri Edi Rama dhe e...

Lajme të tjera

Web TV