Vendimi/ Situata e Covid, Komiteti nuk ndryshon orën policore

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që ora policore të mos i ndryshojë, pra që të jetë në fuqi kufizimi nga ora 20:00-06:00.

Ky vendim u shpall nga kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli, e cila theksoi se pavarësisht se ka ulje të shifrave të të infektuarve dhe të fataliteteve, masat do të mbesin në fuqi.

‘Mendojmë që masat e propozuara që u lanë në mbledhjen paraardhëse të jenë përsëri në fuqi”, tha Rakacolli.

Ndërkohë do të jenë të ndaluar edhe fluturimet me Britaninë e Madhe. Restorantet dhe baret do të qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00.