Kandidati për deputet i PD infektohet me Covid, para 4 ditësh në takim elektoral pa maskë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i shtabit të PD-së për qarkun e Lezhës, Mark Marku është infektuar nga Covid. Lajmin për këtë infektim e ka bërë publik vetë kandidati demokrat që kryeson listën e PD-së për këtë qark.

“Të dashur miq! Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë. Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore. Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore. Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj. Shihemi së shpejti, mes miqsh”, shkruan Marku.

Takimin e fundit Marku e kishte zhvilluar me 30 mars. Sipas kësaj Marku i duhet të paktën të presë 14 ditë derisa të konfirmohet se e ka kaluar Covid.

Prej ditësh ka pasur një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të opozitës në lidhje me takimet që po zhvillon PD-ja, duke krijuar tubime sidomos në takimet e zhvilluara nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Kryeministri Rama ka sulmuar opozitën dhe kundërshtarine tij politik se në këto takime që realizohen duke mos respektuar masat anti Covid po bëhen burim i përhapjes së infeksionit të virusit të rrezikshëm.

Të fundit

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e...

Zjarri në Durrës, prefekti rrëfen si është situata: Lufta me flakët po vijon

Prefekti i qarkut Durrës, Emiljano Jani, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me zjarrin që përfshiu pasditen e kësaj të diele...

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Lando Norris ia ka dalë mbanë të sfidojë gjatë gjithë garës shokun e tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri, për të fituar Çmimin...

Lajme të tjera

Web TV