‘Kumbari’ i Shkodrës që u ekzekutua/ Trazoi politikën 4 vite më parë, dyshohet si koka e trafikut të kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 4 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t’i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin “Audi” në pronësi të deputetit. 44-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge.

I njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Lajme të tjera

Web TV