“Lulzimi përsërit gënjeshtrat e 2009”/ Balla takim me të rinjtë në Elbasan: Votoni numrin 12-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanin, Taulant Balla në një takim iu rikujtoi të rinjve të Elbasanit se nuk duhet të hezitojnë për të votuar pasi anëtarët e Partisë Socialiste nuk janë si të tjerët.

“Për të rinjtë, Partia Socialiste do të bëjë më shumë. Unë e di se shumë të rinj janë hezitues për të dhënë votën sepse mendojnë se janë të gjithë njëlloj. Por unë dua të ju tregoj se un s‘jam njëlloj me Monika Kryemadhin, nuk jam njëlloj as me Lulzim Bashën. Asnjëri nga ne nuk është njëlloj me ato”, tha ai.

Më tej gjatë fjalës së tij Balla shtoi se Lulzim Basha po përsërit të njëjtën gënjeshtër që ka thënë në 2009 po në të njëjtin vend.

“Në Shqipëri nuk asnjë ofertë më të mirë se sa kjo që kemi ne sepse ofertën e bën ekipi, lidershipi dhe programi. Ne nuk mund ta lëmë në mes paktin për universitetin. E dëgjuat Lulzimin në Krastë ku tha se do të ndërtojë një kampus universitar në Elbasan,  të njëjtën gënjeshtër ka thënë fiks në të njëjtin vend në 2009. Ne jemi në proces e sipër të ndërtimit të një godine të re aty ku është”, u shpreh Balla.

Balla e përfundoi fjalën e tij duke iu bërë thirrje të rinjve për të votuar Partinë Socialiste për një të ardhme më të mirë.

“Mendon ndonjë e re apo i ri i Elbasanit që e gjen veten tek Gaz Bardhi apo Monika Kryemadhi? Nëse është kështu atëherë kemi problem shumë të madh me vizionin për të ardhmen.  Në fund të fletës së votimit është numri 12, mos u lodhni fare të shikoni numrat e tjerë” e mbylli fjalën e tij ai.

Të fundit

Nafta në Shqipëri kushton më shumë se në Monakon e miliarderëve

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Evropë dhe i shtati në botë për çmimin më...

OKB e konfirmon: Vdekjet nga uria në Gaza, një krim lufte i Izraelit

OKB-ja ka thënë se sulmet intensifikuese dhe “bombardimet e pamëshirshme” në qytetin e Gazës po shkaktojnë “një numër të madh viktimash civile dhe shkatërrime...

Flamurtari firmos kontratë 20 milionë euro me Real Madridin!

Ekipi i futbollit "Flamurtari" në Vlorë ka firmosur një kontratë 20 milionë euro, ose 20 miliardë lekë, me klubin prestigjoz spanjoll Real Madrid, përcjell...

Vlorë/ Shembja e ndërtesave pranë Portit, banorët përplasen me Policinë

Ka nisur ditën e sotme shembja e disa banesave pranë Portit detar të Vlorës, në lagjen 1 Maji. A2 CNN ka siguruar edhe pamjet e...

“A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall”

Kriza në Partinë Demokratike sa vjen edhe thellohet, teksa zërat kritikë që kërkojnë hapjen e saj dhe reformimin, po shtohen çdo ditë edhe më...

Lajme të tjera

Web TV