Rrëfehet moderatorja e njohur: E vështirë të gjesh burrë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hygerta Sako është një ndër moderatoret e sportit më tërheqëse. Ajo së fundmi ka rrëfyer për jetën e saj si një mami beqare dhe planet që ajo ka për të ardhmen.

“Vajza ime është e rritur, thuajse 15-vjeçe. Puna ime fatmirësisht është goxha e mbledhur, nuk kam orare të gjata, kam një ditë jo shumë të ngarkuar. Kam kohë për familjen, vajzën, shoqërinë. Kur vajza ishte e vogël dhe më ftuan të isha pjesë e një emisioni mëngjesi që niste në orën 7 e kisha të pamundur ta pranoja sepse vajza ishte 2-3-vjeçe. Ata u treguan të mirë dhe e nisja pas orës 8 emisionin. 4 vite kanë qenë një luftë e vërtetë por kur ke shumë dëshirë për t’ia dalë nuk ka gjë të pamundur”- tha ajo në një për emisionin “Live From Tirana”

Edhe pse angazhimet e Sakos janë të shumta ajo mundohet të gjejë kohë për vajzën e saj dhe se një ndihmë të madhe i ka patur prindërit e saj.

“Çdo moshë e fëmijës ka problematikat e veta. Kur është e vogël duhet të rrish me të, të kalosh kohë me të, të krijosh fëmijë mendërisht të shëndetshëm. Vitet e para të shkollës ishin më të rëndësishmet, unë kam qenë aty për t’i qëndruar pranë. Në moshën e adoleshencës duhet të jesh e kujdesshme, është moshë delikate, duhet të kalosh kohë efektive. Kam patur prindërit që janë marrë më vajzën dhe kam qenë e rehatuar nga kjo anë”

E pyetur për partnerin ideal Hygerta tregon se kur një femër është e realizuar me kalimin e viteve bëhet më e vështirë pasi rriten standardet dhe kërkesat.

“Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur, është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të, është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejnë një partner të moshës së tyre. Më duket mision shumë i vështirë”- shton ajo.

Të fundit

Biznesi i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam!

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën...

Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Screenshot_23Ndonëse nuk arrit të fitojë mandatin...

Shëndeti mendor i adoleshentëve në rrezik, Shkencëtarët ngrenë alarmin: Deri në 2030…

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për shëndetin mendor dhe obezitetin që po kërcënon adoleshentët në kohët e sotme. Një studim i botuar në revistën “The Lancet”...

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”. “Dhashë...

“Pranoj humbjen”, Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Dashamir Shehi pranon humbjen duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 11 Majit. Ndaj ka vendosur të largohet nga drejtimi i...

Lajme të tjera

Web TV