Veliaj jep lajmin e mirë: Falim 988 gjoba për familje të prekura nga tërmeti që filluan të ndërtojnë pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’u vijë sërish në ndihmë bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej pandemisë.

Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin për përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën prill – shtator 2021, për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e bar, restauranteve dhe hoteleve të klasifikuara si biznes i vogël. Gjithashtu, u vendos dhe shtyrja e afatit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore për të gjitha subjektet, deri më 20 maj 2021.

“Siç kemi premtuar, sot i propozojmë Këshillit Bashkiak një projekt vendim për lehtësirat fiskale ndaj biznesit, në kuadër të masave për përballimin e pasojave të Covid-19. Do të thotë që ne do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021.

Pra, duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante. Për të gjithë të tjerët e kemi shtyrë afatin e pagesës së taksave dhe tarifave vendore deri në 20 Maj të vitit 2021. Pra, i kemi dhënë kohë edhe bizneseve të tjera që mos të nxitojnë. Mund ta bëjnë këtë gjatë muajit Maj”, theksoi Veliaj.

Si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19 dhe në vazhdimësi të ndryshimeve në Paketën Fiskale, Bashkia Tiranë ka miratuar një sërë masash për ti ardhur në ndihmë sektorit të bar-restorante dhe hotele, masa lehtësuese të miratuara me vendime të këshillit Bashkiak.

Të fundit

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i qarkullimit në pikat kufitare, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së...

Rubio: Rusët paguan me para në dorë karburantin në Alaskë

Edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një takim miqësor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sanksionet kundër Rusisë mbeten në fuqi....

Berisha akuza Dumanit: Informon krerët e karteleve, nuk i arreston

Në vajtjen e tij të dytë në SPAK gjatë gushtit, ish-kryeministri Sali Berisha, i shtrëngoi dorën thuajse të gjithë mbështetësve të pranishëm. Pasi nënshkroi procesverbalin...

Lajme të tjera

Web TV