Zetori i pret dy këmbët, 27-vjeçari transportohet me urgjencë tek Trauma në Tiranë

27-vjeçari i cili u aksidentua sot me zetor në Korçë po transportohet tek Trauma në Tiranë.

Presa e zetorit i preu të dyja këmbët 27-vjeçarit në fshatin Porodinë dhe situata e tij paraqitet shumë e rëndë prej hemoragjisë.

Ditën e sotme A.M, po punonte arën në fshatin e tij në Porodinë kur pësoi aksidentin që e la me plagosje të rëndë.

Njoftimi i Policisë Korçë, informacioni paraprak:

Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.