“Mos luaj oj nuse”! Hajdutët u futen në banesë grave në Tiranë dhe u marrin eurot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gruaje të moshuar, e cila jeton me nuset e djemve, që të dy emigrantë në Itali, i ka dalë gjumi nga zhurma e dollapit. Në orën 3 të mesnatës, 75-vjeçarja N.Q.,  përgjumësh mendoi mos ishte nusja që jetonte në të njëjtin kat me të.

Ndaj ajo i kishte thënë “mos luaj oj nuse”. Por kur ka ndezur dritën, ka parë dy meshkuj, që të dy me maska anti-Covid, me kapuçë sportivë dhe me doreza. Njëri ia ka bërë me shenjë që të mos reagojë, kurse tjetri ka hapur sirtarët, ka marrë prej andej gjashtë ora, 3 mijë euro dhe telefonin e të moshuarës.

“Zhurma e dollapit, ishte e fortë dhe kur u kthjellova pashë dy personat. Njëri më tha mos lëviz. Tjetri mori çfarë i doli para dhe u larguan”.

Ndërsa forcat e policisë së Komisariatit numër 4 kanë nisur marrjen në pyetje të vjehrrës dhe dy nuseve, njëra prej tyre, me shtetësi italiane, agjentët kanë kontrolluar vilën me shpresën se do të gjenin gjurmë të hajdutëve.

Vjehrra tregon në kallëzimin që GazetaSi.al, disponon “se hajdutët nuk bënë rrëmujë në shtëpi, nuk ka thyerje të derës me forcë dhe nuk e di se nga mund të jenë futur, mbase kemi harruar derën hapur. Nuk kanë ushtruar dhunë dhe pasi kanë marrë paratë janë larguar. Jam e çuditur, se nga e dinin ata se ku ndodheshin paratë”, pohon N.Q.

Sipas të moshuarës, njëri nga grabitësit ishte i gjatë dhe tjetri i shkurtër. “Ai kishte varur krahë qafë një çantë me rrip. Kishin të dy doreza, kapuçë dhe maska anti-Covid. Njëri mbante veshur një xhup të zi”, – i përshkruan e moshuara autorët.

Lexo edhe :  "Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti"

Nusja shqiptare,  i tregon policisë se  në mesnatë dëgjoi zhurmë në banesë. “Zbrita dhe pashë derën e hapur, pastaj u ngjita prapë. Aty më tha vjehrra që dy persona vodhën banesën. Nuk e kam idenë nga kanë hyrë këta persona, pasi dera nuk hapet pa çelës dhe personi i fundit që hyri në vilë, është kunata italiane. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund ta ketë kryer vjedhjen, por në shtëpi na vodhën 3 mijë euro”.

Edhe nusja italiane nuk di asgjë në atë që ajo rrëfen para policisë.

“Dëgjova vjehrrën duke bërtitur dhe dola në korridor. Pashë dy persona, një i shkurtër një i gjatë. Më drejtuan elektrikun në fytyrë dhe nuk munda të shikoj asnjërin. Nuk arrita t’i dalloj nga fytyra, jo vetëm nga drita që më drejtuan, por dhe nga maskat në fytyrë. Unë jam personi i fundit që hyra në banesë, rreth orës 18.45, pasi u ktheva nga puna dhe nuk kam asnjë dyshim se kush na vodhi”.

Policia thotë për GazetaSi.al, se pas njoftimit të tre grave, mbërriti në banesë dhe ndonëse tentoi të përfitonte gjurmë përmes pluhurit daktiloskopik, nuk gjeti asnjë provë të vlefshme që do të mund t’i zbulonte hajdutët e grave

“Në banesë, mungojnë kamerat e sigurisë dhe gjithashtu dhe në rrugën ku ndodhet objekti, por sidoqoftë ne kemi pyetur disa persona me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve”, – sqaroi një oficer policie, sipas të cilit në kushtet kur vjedhjet kanë shpërthyer gjithandej, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm duke nisur nga mbyllja e derës, deri tek mbajtja e pak parave në shtëpi apo në kuletë.

Të fundit

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Lajme të tjera

Web TV