“Rikthimi i Rrunpallës dështoi”, Rama: Ilir kam një lajm të keq për ty, vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rinisin nesër

Kryeministri Edi Rama i drejtohet drejtpërdrejtë presidentit Ilir Meta të cilin e akuzon për bllokimin e Rinasit, duke i thënë se plani i tij dhe i Berishës dështoi, pasi vaksinat do mbërrijnë sot dhe fluturimet rifillojnë nesër në normalitet.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi”, shkruan Rama.

Ai ka komentuar edhe kërkesën e kreut të shtetit drejtuar KLSH-së për të bërë një auditim shoqërisë AlbControl. Këtë veprim të Metës, Rama e quan thjesht ‘dokrra’.

“Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL”, përfundon Rama.