Volejboll – Femra, Finalja e titullit të rrjetës së vajzave, një derbi kryeqytetas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana mund Vllazninë në 3 takime, sfidon Partizanin për kurorën e femrave. Do të jetë një derbi i kryeqytetit finalja e titullit në volejboll për femra, pasi Partizani do të përballet me Tiranën. Të kuqet e kryeqytetit e patën mbyllur në dy përballje çështjen e kualifikimit për në finale, duke triumfuar ndaj Barleti Volejit. Por rivalet bardheblu kanë patur nevojë për një duel të 3-të për të mposhtur Vllazninë.

Kampionati Kombëtar i Volejbolli për Femra ka mbyllur të martën fazën e gjysmëfinaleve të “play-off”-it të tij, duke përcaktuar edhe dy ekipet që do të vijojnë më tej betejën në finale për trofeun e madh. Dhe do të jetë një derbi i kryeqytetit kjo finale, pasi Partizani do të përballet me Tiranën. Të kuqet e kryeqytetit e patën mbyllur që të dielën në dy përballje çështjen e kualifikimit për në finale, duke triumfuar ndaj Barleti Volejit.

Por rivalet bardheblu kanë patur nevojë për një duel të 3-të, pasi Vllaznia e fitoi ndeshjen e dytë në fushën e saj dhe gjithçka është vendosur të martën në mbrëmje, në duelin e zhvilluar në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ka qenë një betejë prej mëse dy orësh e 15 minutash kjo përballje e 3-të. Skuadra e trajneres Nora Deda i ka tejkaluar pritshmëritë, pasi, edhe pse me një skuadër të re, e ka vënë në vështirësi Tiranën. Shkodranet e kanë fituar setin e parë 25-23, ndërsa seti i dytë fitohet nga vajzat bardheblu, por në pikët shtesë, 26-24.

Ky ka qenë edhe seti më i gjatë, plot 31 minuta, ndërsa një minutë më i shkurtër ka qenë seti i 3-të, i fituar 28-26 nga Vllaznia, që kryeson kështu 2-1 me sete. Por, edhe për shkak të përvojës edhe për shkak të shpërqendrimit të shkodraneve, kryeqytetaset e marrin setin e 4-t 25-19 dhe gjithçka shkon në setin shtesë.

Lexo edhe :  Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Aty ku gjithçka luftohet pikë për pikë, por Tirana e fiton atë 15-11 dhe gjithë ndeshjen 3-2. Kështu, skuadra e trajnerit Adrian Gorenxa do të sfidojë edhe një herë Partizanin në betejën finale për trofeun e kampionatit, pasi ka humbur në Kupë përballe rivaleve të kuqe.

Të fundit

VIDEO: Stuhia godet Bosnje Hercegovinën, dëme të mëdha materiale dhe panik mes banorëve

Një stuhi e fuqishme ka goditur dje pasdite zonën e Maoçit, në Bosnje-Hercegovinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale...

Protesta në Theth/ Deputetja demokrate ‘debat’ me policinë: Janë në truallin e tyre

Deputetja e PD-së Gerta Bardeli debatoi me policinë gjatë protestës së banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje. Ajo thotë se policia nuk duhet...

Zbardhet operacioni i Europol, shqiptarët ndihmonin italianët e Ndrangheta-s

Europoli ka mbështetur forcat italiane të rendit në dhënien e një goditjeje të rëndë ndaj organizatës kriminale Ndrangheta. Më 8 korrik 2025 është zhvilluar...

“Kishte një shenjë plumbi në trup”/ Çfarë tha personi që gjeti trupin e 23-vjeçarit

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas mediave ka qenë një banor i...

Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

Nga Spartak Ngjela Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë  ekspertësh...

Lajme të tjera

Web TV