Ish-shefi i Shtabit Bardhyl Kollçaku: NATO e gatshme të sjellë kontrollorët e vet në Rinas nëse mungojnë punonjësit shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku deklaron se edhe nëse do mungojnë kontrollorët shqiptarë në Rinas aleanca e NATO-s do sjellë punonjësit e saj sepse nuk mund të lejojnë këtë situatë në një portë hyrëse pa kontrollorët e ajrit. Kollçaku e bëri këtë deklaratë gjatë emisionit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 i ftuar mbrëmjen e djeshme. I pyetur për situatën në aeroportin e Rinasit, ai shpjegoi se nuk ka asnjë mundësi ë situata të qendrojë e bllokuar sepse përvçse është një aeroport civil, Rinasi ka edhe funksionin e një aeroporti ushtarak dhee si i tillë është pjesë e veprimtarisë edhe të NATO-s. Më poshtë, pjesë nga deklarata e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyll Kollçaku, i cili është edhe kandidat i PS në qarkun e Beratit.

Zoti Kollçaku a është normale ndërhyrja e ushtrisë në zgjidhjen e çështjes së Albkontroll në Rinas?
Ajo që dua të ndaj me të gjithë shikuesit është se Aeroporti i Rinasit është aeroporti ynë ndërkombëtar. Ai është jo vetëm aeroport civil, por edhe ushtarak, pra me funskion të dyfishtë. Pikërisht në Rinas është e instaluar komanda jonë ajrore. Ky aeroport është aset stradegjik, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për aleancën e NATO-s. Rinasi është porta hyrëse për të gjitha trupat e aleancës në rajon. Siç është e rëndësihme në këto momente stërvitja e NATO-s që sapo ka filluar në vendin tonë me përgatitjet e saj. Kështu që nuk mund ta shikojmë vetëm në aspektin civil. Në këtë argument, mund të them se ndërhyrja e ushtrisë më Rinas padiskutim që është e bazuar në ligj sepse jo më kot në kullën e komandimit dhe kullën ajrore ka elementë ushtarakë gjatë gjithë kohës. Unë jam i sigurtë që do të fillojë pa ndërprerë operimi në Rinas normalisht sepse është jetike për një vend anëtar të NATO-s. Nuk mund të vihet në diskutim që mund të mbyllet porta hyrëse. Unë mund të them këtë gjë që edhe në protokollin e Eurokontrollit është e përcaktuar që aeroportet civile i japin përparësi stërvitjeve ushtarake ose operacioneve ushtarake kur ka të tilla.
Zoti Kollçaku, ka patur avionë që janë nisur dhe sapo kanë mbërritur në qiellin e Tiranës. Një avion kështu ka vepruar i nisur sot nga Greqia.
Si ka mundësi që Albkontroll është pjesë e shtetit dhe qeveria akuzon opozitën për këtë situatë?
Unë nuk flas për aspektin politik dhe nuk e kam informacionin se çfarë janë ata individë. Unë mund të them se është domosdoshmëri që funsksionimi i Albkontrollit është pandërprerje. Pra, ditën dhe natë, 24 orë. Kështu që kushdo që e ka caktuar. Edhe sikur ne të mos kemi kapacitete dhe njerëz në Albkontroll është e sigurtë që do sjellë NATO njerëz aty.
Pra zoti Kollçaku nëse ne nuk kemi këtë mundësi për atë kemi njerëz në kontrollin ajror cfarë ndodh?
Po. Aleanca do sjellë njerëzit e saj. Në vitin 1997 në Rinas kanë ardhur si pjesë e operacionit Alba.Kanë ardhur për të ndihmuar kontrollin e Rinasit.
A është shkelje ligji ajo që kanë bërë punonjësit e Albkontroll?
Këtë e vendosin organet e drejtësisë.
Zoti Kollçaku a është rrezikuar realisht siguria kombëtare e Shqipërisë nga kjo situatë?
Sikur një avion që është në ajër, pa lajmërim dhe ndodh një aksident sepse avionët komandohen nga kulla. Atëherë kemi të bëjmë me jetë njerëzish. Padiskutim që kjo është siguri. Vetëm këtë të mendojmë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo gjë pa paralajmërim. Nuk ngrihen avionët pa lajmërim. Por jo kur janë në ajër. Ndërkohë, tjetër është se ndalimi I ardhjes së vaksinave është shumë e rëndë.

Të fundit

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV