Lehtësimi i situatës nga koronavirusi në vend, mbyllet spitali Covid-4

Situata nga koronavirusi në vendin tonë është shumë më e lehtësuar nga se ishte më parë.

Spitali Covid-4 është mbyllur dhe do mbahet në gatishmëri.

Ata pacientë që kishte ky spital, do shkojnë tek Covid-1 dhe Covid-3. Janë akoma aktive edhe dy spitale Covid.

Në spitalet Covid-1 dhe Covid-3 janë 80 pacientë dhe në Covid-2 ka po ashtu 80 pacientë. Në Tiranë janë 160 persona që po marrin trajtim.

Edhe urgjencat kanë pësuar rënie. Nga 1 deri më 7 prill ka pasur mesatare ditore, 280 pacientë të infektuar në ditë, edhe shkalla e pozitivitetit ka rënë në 11 për qind.