Mbyllet garimi kuqezi në Evropianin e Moskës, paraqitje e kënaqshme e Krenar Shorajt në peshën 89 kg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraqitje e kënaqshme e Krenar Shorajt në peshën 89 kg, gjithçka erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Të Rritur po zhvillohet në Moskë dhe të enjten është ngjitur në pedanë peshëngritësi Krenar Shoraj, i cili ka bërë një paraqitje të kënaqshme. Me Shorajn, i cili ka konkurruar në baterinë A të kategorisë së peshës trupore deri në 89 kg, është mbyllur edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Evropian. Me Krenar Shorajn, i cili ka konkurruar në baterinë A të kategorisë së peshës trupore deri në 89 kg, është mbyllur të enjten edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, që po zhvillohet në kryeqytetin rus.

Duhet theksuar se ky Kampionat duhej të ishte zhvilluar vitin e shkuar, por u shty për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së virusit “Covid-19”. 29-vjeçari Shoraj ka bërë një paraqitje të kënaqshme në stilin e shkëputjes, edhe pse e ka shkuar dëm provën e parë me 150 kg. Ai e ka ngritur këtë peshë në provën e dytë, duke vijuar të bëjë edhe një provë të 3-të të saktë me 156 kg, që i kanë mjaftuar për të marrë vendin e 6-të në këtë stil. Edhe stilin e shtytjes ai është paraqitur mirë, teksa ka ngritur me sukses 190 kg në provën e parë, duke vijuar të bëjë një tjetër provë të mirë të dytë, me 192 kg. Por ai ka vendosur të mos e shfrytëzojë provën e 3-të, edhe për arsye dëmtimi, dhe me 192 kg ai ka marrë vendin e 7-të në stilin e shtytjes.

Ndërsa me 348 kg gjithsej, Shoraj ka marrë vendin e 7-të edhe në dygarësh. Shqipëria mori pjesë me 5 sportistë në këtë Kampionat Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, duke marrë një medalje të bronztë në stilin e shkëputjes me Evagjelia Velin, që u rendit e 5-ta në dygarësh në kategorinë e peshës trupore deri në 55 kg, por një medalje të argjendtë në shtytje dhe një medalje të bronztë në dygarësh me Briken Caljen, në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kg. Ndërkaq, Erkand Qerimaj u rendit i 6-ti në stilin e shkëputjes, i 10-ti në stilin e shtytjes dhe i 9-ti në dygarësh, edhe pse garoi në baterinë B të kategorisë së peshës trupore deri në 81 kg, aty ku Daniel Godelli ka patur një garë për t’u harruar në baterinë A.

Lexo edhe :  Lamine Yamal do të bëhet kapiten i Barcelonës?

Peshëngritësi peqinas ka provuar, pa sukses, të ngrejë 152 kg në provën e parë të stilit të shkëputjes, por është tërhequr më pas nga prova e dytë dhe, duke qenë se nuk kualifikohej dot për në dygarësh, Daniel Godelli është tërhequr edhe nga stili i shtytjes. Garat e peshëngritësve shqiptarë në këtë Evropian erdhën për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV