Sherr mes të rinjve në Tiranë, vëllezërit plagosin dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr mes katër personave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Yzberisht, duke përfunduar në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta.

Dy vëllezërit Mario Basha dhe Bruno Basha, përkatësisht 29 vjeç dhe 26 vjeç kanë plagosur me thikë 34-vjeçarin Valter Çela dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin E.Sh, të cilët ndodhen në spital.

Mësohet se fillimisht këta persona janë zënë me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas ka përfunduar me përdorim të mjeteve të tjera të forta dhe thika. Paraprakisht dyshohet se kanë pasur sherr me njëri-tjetrin për motive banale.

“Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse në rrugën ‘Veli Dedi’, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre”, njofton policia.

Të fundit

Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

Bashkimi Europian po paguan një çmim të rëndë në këmbim të asaj që quhet “stabilitet” në marrëdhëniet me Shtetet...

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit/ “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Partia “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit...

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është shumë e turpshme” që Hashim...

Lajme të tjera

Web TV