Balla: Beteja kryesore e 25 prillit është Drejtësia, Kryemadhi dhe Bardhi s’kanë asnjë lidhje me Librazhdin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Xhyrës në Librazhd.

Në fjalën e tij, Balla tha se një prej qëllimeve të tij mbetët mbështetja sa më e madhe e qeverisë për këtë zonë.

“Kur bie fjala për Librazhdin neve nuk na kanë marrë gjithmonë seriozisht në vlerën që përfaqësojmë dhe natyrshëm një prej qëllimeve të mia mbetet mbështetja sa më e madhe e rrethit tonë, e bashkisë tonë për të garantuar sa më shumë vëmendje të qeverisë. E vërteta është që qyteti ka 16 mijë banorë dhe aty jeton një pjesë e madhe e bashkisë dhe angazhimi ynë filloi më procesin e Rilindjes Urbane, por punët nuk do të ndalen, punët do të vazhdojnë.

Ne jemi mbledhur sot për të bërë një diskutim se çfarë drejtimi do të marrë Shqipëria në 10 vitet e ardhshme, jo në 4 vitet e ardhshme. Unë jam shumë krenar që ne kemi arritur si Shqipëri që të kemi një proces vaksinimi masiv.

Besoj do ju informojnë prej nesër jemi gati të fillojmë me 65 vjeç dhe besoj për javën e ardhshme me 60 vjeçar e lartë. Nëse ndonjëri në Xhyrë mendon se Gaz Bardhi dhe Monika Kryemadhi mund ta përfaqësojnë më mirë Librazhdin se unë, unë tërhiqem që sot. Por s’kanë asnjë lidhje me ne. Unë bëj pjesë në ata politikanë që mendojnë që secila nga zonat do deputetin e vet, të zonës së vet.”, tha Balla.

Ai shtoi se meraku i tij është që qytetarët të kuptojnë se çfarë janë këto zgjedhje duke vënë në dukje se beteja kryesore e 25 prillit është drejtësia.

Lexo edhe :  Përfundon 'saga' për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet/ Kushërira e Lapajt bëhet deputete

“Fushata mbaron më 25 prill, më 26 prill ne jemi të gjithë patriot me njëri-tjetrin. Meraku im është që njerzit të kuptojnë për çfarë janë këto zgjedhje. Është një betejë që është beteja kryesore e 25 prillit: Drejtësia. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë krushqi me njëri-tjetrin për arsyen e vete që të ketë mundëi të pengojnë më 26 prill Reformën në Drejtësi. Këtu bëhet fjalë për Shqipërinë, për Edi Ramën, për të cilin një fjalë duhet ta themi: Kryeministër që të ketë ardhur kaq shumë herë në Librazhd, që ta ketë kaq shumë përzemër Librazhdin se Edi Rama nuk ka pasur dhe nuk do të kemi ndonjëhere. U jam borxhli gjithë jetën për të gjithë mbështetjen që më keni dhenë, por kësaj radhe na duhet një votë që nuk e kemi dhënë ndonjëherë.”, përfundoi Balla.

Të fundit

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

Lajme të tjera

Web TV